Sot vendoset për Demarkacionin

Kuvendi i Republikës së Kosovës do te mbledhet sot në seancën e jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufinin Shtetnor në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu ka vendosë dje kryesia e Kuvendit në nji mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare mbas kërkesës së qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të plotësuem edhe me nji aneks-marrëveshje ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi dhe Malit të Zi Filip Vujanovic.

Seanca mbahet n’orën 11./Rrokum.TV

Shperndaje në: