Sulmohet ambasada e SHBA’ve në këtë shtet të Ballkanit

Nji person i panjoftun hodhi nji pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkueme në Podgoricë, konfirmoi Qeveria e Malit të Zi.

Sulmi ndodhi në orët e para të ditës së sotme, thuhet në njoftimin e postuem në Twitter.

“Nji person i panjoftun bani vetvrasje me nji pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi nji pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkueme”, thuhet në njoftim.

Qeveria tha se pajisja e hedhun në ambasadë “ka shumë të ngjarë” të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces.

Shperndaje në: