Bani sa ma shumë seks, qe çfarë smundjesh shnosh…(kujdes, foto +18)

Shkencëtarët n’Universitetin e Bristolit për 10 vjet kanë studiue ndikimin e seksit në shneten e njeriut.

Gjatë hulumtimit arritën në disa rezultate interesante dhe këto janë disa prej tyne:

– Rreziku i vdekjes asht mbi 50 për qind ma i ulët për njerëzit që të paktën nji herë në shtatë ditë perjetojnë të paktën dy orgazma.

– Seksi i rregullt (të paktën nji herë në shtatë ditë), zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, ndërsa parandalon edhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

– Çiftet që kanë marrëdhanie seksuale të paktën katër herë në shtatë ditë kanë likurë ma të re dhe ma të shëndetshme, kështu që ata kanë me u dok gati pesë vjet ma të ri.

– Gjatë seksit aktivizohet hormoni i rritjes – somatotropin – që shkatërron radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të sëmundjeve të ndryshme kanceroze, dhe efekt të mirë në muskuj. Pra seksi ndihmon në luftën kundër kancerit.

– Seksi i rregullt asht kura ma e mirë kundër stresit.

– Personat që kanë marrëdhanie seksuale të paktën nji herë në dy javë, rrallë vuejnë nga pagjumësia.

– Seksi i ruen mashkujt nga kanceri i prostatës ashtu që gjatë ejakulimit reduktohen qelizat kanceroze në prostatë.

Shperndaje në: