Shihni me kujdes! Nëse gjuha ju duket kështu, po rrezikoni shumë…

Nëse vëreni që ngjyra e gjuhës ka ndryshue, mos e injoroni. Edhe pse ju dukeni krejtësisht mirë dhe shnetshëm, nuk don me thanë që çdo gja asht në rregull.

Ndryshimi i ngjyrës mundet me thanë që ju mungojnë vitaminat, por edhe mundet me tregue edhe për shumë probleme të tjera, të cilat kërkojnë urgjentisht ndihmë mjekësore.

Gjuha e zezë

Puçrrat në majë të gjuhës, najherë munden me marrë ngjyrë të zezë për shkak të grumbullimit të baktereve dhe këpurdhave. Gjithashtu, sipërfaqja e gjuhës mundet me ndryshue ngjyrën për shkak të naj ushqimi, pije, duhani… Shkaktar i tyne shpesh asht higjiena e keqe e zgavrës së gojës. Kjo gjendje e gjuhës asht e parrezikshme, por si pamje duket e keqe.

Gjuha e verdhë

Si edhe gjuha e zezë, edhe ngjyra e verdhë në gjuhë asht rezultat i grumbullimit të baktereve. Veç kësaj, puçrrat munden me qenë përreth gojës tepër të thata, përkatësisht nëse trupit i mungon uji, nëse merrni frymë nëpërmjet gojës (në vend që të merrni nëpërmjet hundës), nëse temperatura e trupit asht e ngritun, nëse nëpërmjet gjuhës kalon tepër tym duhani…

Zgjidhja është t’i bani higjienë të rregullt gavrës së gojës dhe vazhdimisht të pini ujë.

Gjuha e bardhë

Shkaktarët janë të shumtë. Mundet me qenë fjala për dehidratimin, por edhe për infeksion oral. Kjo asht smundje e gjandrave të gavrës së gojës me naj këpurdhë nga familja Candida, e cila ma së shpeshti i sulmon njerëzit me imunitet të dobët.

Njisoj mundet me u shfaq te pacientët, të cilët pijnë antibiotikë të fuqishëm.

 

Shperndaje në: