‘Ndamja e Kosovës’, Berisha: Tirana s’guxon me diksutue me Beogradin pa autorizimin e Prishtinës

Ish-kryeministri i Shqipnisë, Sali Berisha, të Mërkurën, ka reague për ndamjen territoriale të Kosovës, e cila ishte edhe tema e debatit në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Shkrimi i Berishës:

Te dashur miq, duke ndjekur debatin per ndarjen e Kosoves, nje projekt i Sllobodan Millosheviçit, dua te them dy fjale per avoketerit e Rames ne debat:

1-Vet pranimi i diskutimit per integritetin e Kosoves me armikun tend eshte kapitullim ne kohe paqe para tij, eshte pranim i te drejtes se tij legjitime per te kerkuar territoret e tua, eshte verberi diplomatike e politike e atyre qe nuk kane abc as te interesit kombetar dhe as te tryezes apo teknikes se bisedimeve me kundershtarin

2-Ata qe çliruan Kosoven, e çliruan ate brenda kufijve te caktuar nderkombetar.
-Ata qe shpallen pavarasine e Kosoves kane shpallur ate ne nje territor te kufizuar ne kufij te caktuar nderkombetar.
-Ata qe kane njohur pavaresine e Kosoves, e kane njohur ate si shtetin e pavarur brenda kufijve nderkombetar.

3- Kur kete projekt e diskuton Tirana me Beogradin pa autorizimin e Prishtines, eshte zhvleresim total i udheheqjes dhe perfaqesimit te Kosoves, eshte barazimi de fakto i qendrimit te Shqiperise me qendrimin e Serbise ndaj pavaresise se Kosoves, eshte akt tradhetie te mirefillte kombetare!

Ky debat behet nga shqiptare apatrid dhe albanofob te gatshem per çdo kompromis dhe zgjidhje per menderen e tyre. Shqiptaret nuk kane asnje borxh serbeve! sb

Shperndaje në: