Raportuesja e vizave u drejtohet deputetëve, po ju ndjek me vëmendje (foto)

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, thotë se po i ndjek me interesim të madh zhvillimet në Kosovë për Demarkacionin.
Ajo pranon se partnerët e qytetarët treguen përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave.

“Po i ndjek me interesim të madh debatin dhe votimin për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Gjithë të mirat për miqtë, partnerët e qytetarët që treguan përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave. Mirënjohëse edhe për Malin e Zi”, ka shkrue Fajon, pak para fillimit të seancës për Demarkacionin.

Shperndaje në: