LIVE: Seanca e Kuvendit për votimin e Demarkacionit (video)

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme, për me shqyrtue Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufinit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në Projektligjin e dërguem nga Qeveria në Kuvend, figurojnë edhe raporti i komisionit shtetnor të udhëhequn nga Shpejtim Bulliqi dhe marrëveshja e nënshkrueme mes dy Presidentëve, Hashim Thaçi e Filip Vujanovic.

LDK, PDK, AAK, Nisma dhe Gjashtë+ kanë njoftue se kanë me votue për Projektligjin e Demarkacionit me marrëveshjen e dy Presidentëve, Vetëvendosje ka njoftue se ka me kundërshtue, kurse Lista Serbe ende nuk ka ba të ditun qëndrimin e saj.

Për me kalue Projektligji, duhen ma s’paku 80 vota./kp

 

Shperndaje në: