Korrupcioni: Kosova vlerësohet ma mirë se Shqipnia e Bosna

Organizata ‘Transparency International’ ka publikue raportin vjetor për perceptimin e gjendjes së korrupcionit nëpër shtetet e botës për vitin 2017.

‘Indeksi për Perceptimin e Korrupcionit 2017’, i publikuem më 21 Fror, tregon që shumica e vendeve të korruptueme janë tue ba pak ose aspak progres në drejtim të zhdukjes së kësaj dukunie, ndërsa vihet në pah rreziku të cilit i ekspozohen gazetarët dhe aktivistët që e luftojnë korrupcionin në baza ditore.

Ky indeks përdor shkallën nga 0 në 100 për me vlerësue shkallën e korrupcionit në sektorin publik në bazë të vlerësimit të ekspertëve dhe biznismenëve.

 

Kosova për korrupcion qëndron ma mirë se Shqipnia, Bosna apo Brazili.

Kosova në këtë listë ka shënue progres krahasue me vitin paraprak dhe shënon vlerën 39, tre ma shumë se më 2016.

Kosova qëndron ma keq se Serbia – e cila asht vlerësue me 41 – por asht ma mirë se Shqipnia e Bosna (38).

Kosova vlerësohet ma e korruptueme se shtetet si Lesoto e Tunizia.

Relativisht njajtë me Kosovën qëndron Turqia, që asht vetëm nji pikë ma naltë.

E befasishme në këtë listë ka qenë renditja e Emirateve të Bashkueme Arabe, shtet që asht vlerësue me 71 pikë para Francës e Portugalisë.

Italia e Spanja janë vlerësue shumë dobët, madje ma keq se plot shtete të Afrikës e Amerikës Qendrore.

Shteti ma i korruptuem në botë asht vlerësue Somalia (9) e ma e pastra nga korrupcioni asht vlerësue Zelanda e Re (89).

 

Shperndaje në: