Haradinaj po ‘lobon’ te deputetët e LDK’s për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritë në Kuvendin e Kosovës dhe në sallën e Kuvendit ku po flet nji për nji me deputetët e Kosovës.

Supozohet se gjatë kësaj bisede ai ka kërkue nga deputetët votën për Demarkacionin.

Asht vërejt se Haradinaj ma s’paku ka qëndrue me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët gjithnji po ja përkujtojnë se ai ka qenë në krye të protestave dhe në krye të peticionit kundër miratimit të Demarkacionit.

Në Kuvend asht edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili aty ka arritë 40 minuta para fillimit të parapame të seancës së Kuvendit.

 

Shperndaje në: