Befason Tahiri, shkon në Kuvend me pasaportat e familjarëve

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, asht i pari që sot ka hy në sallën e Kuvendit ku mbas pak pritet me fillue seanca për votimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Tahiri i ka marrë me vete edhe pasaportat e familjes së tij të ngushtë, ndërsa ka paralajmërue se ka me i dorëzue ato në rast se Demarkacioni dështon m’u ratifikue.

“Nëse s’kalon Demarkacionit sot, unë kam me ja dorëzu Sekretarit pasaportat”, tha Tahiri.

 

Shperndaje në: