Shefi i deputetëve të Nismës e ‘zbulon’ edhe sa vota ju duhen për Demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thanë se nga llogaritë që kanë ba, u duhen edhe dy ose tri vota për me kalue Marrëveshjen për demarkimin e kufinit me Malin e Zi.

Mirëpo, ai ka nënvizue se pret rezultat pozitiv, me gjithë këto vota mangët dhe mungesën e Listës Serbe në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare.

“Pritjet janë që sot me ju dhanë zgjidhje kësaj çashtje. Besojmë që kësaj here ma në fund ka me pasë rezultat pozitiv”.

“Gjithmonë kur për nji marrëveshje lypsen minimumi 80 vota ekziston mundësia që ajo mos me kalue. Lista Serbe nuk asht sot në seancë, por na mund t’ja nisim debatit dhe pastaj me pa. Për me kalue na duhen edhe dy a tri vota”.

 

Shperndaje në: