LDK edhe mundet mos me votue Demarkacionin, për këtë arsye!

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk e ka të sigurt votën për Demarkacionin, mbasi nuk po pajtohet me futjen në rend dite edhe të raportit të Shpejtim Bulliqit.

Sekretari i LDK’s, Ismet Beqiri, ka thanë se partia e tij ka qëndrime parimore që nuk ndikohet nga inatet politike, por simbas tij nuk mundet m’u votue edhe ‘raporti kontradiktor i Shpejtim Bulliqit’.

Ai ka konfirmue se janë në diskutim me grupet e tjera parlamentare për, siç ka thanë ai, shqetësimin që ka LDK.

‘Na po qëndrojmë në zyrat tona dhe po komunikojmë me grupet tjera parlamentare për shqetësimin tonë’, ka thanë Beqiri.

LDK’ja edhe ma herët ka kërkue mos me procedue raportin e Shpejtim Bulliqit mbasi simbas tyne aty konsiderohet si shkelje marrëveshja për të cilën ka m’u votue.

 

Shperndaje në: