Terroristi i cili sulmoi Ambasadën në Podgoricë ishte i dekoruem nga Miloshevic’i (foto)

Policia malazeze dyshon se Dalibor Jaukovic , 43-vjet, asht personi që hodhi bombën në oborrin e Ambasadës amerikane gjatë natës së mbramshme dhe pastaj vdiq në nji shpërthim tjetër, raportojnë mediat malazeze.

Jaukovic ka jetue në Podgoricë dhe asht i lindun në Kraljevo.

“Nuk ka viktima të tjera në shpërthim, dhe motivi asht ende i panjoftun”, raportojnë mediat.

Në profilin e tij në Facebook, shihet se Jaukovic ishte nderue me medalje për merita në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.

Jaukovic’it ju dha medalje për “angazhim të jashtëzakonshëm në kryemjen e detyrave në mbrojtje të vendit”.

Shperndaje në: