Zyrtare: Lista Srpska s’ka me votue Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës sot ka planifikue me mbajtë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite asht votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Por Lista Serbe nuk ka me votue marrëveshjen e kufinit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo gja asht ba e ditun nga nji komunikatë e dërgueme nga vet zyrtarë të Listës serbe.

“Lista Srpska nuk do ta votojë marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi”, thotë Lista Srpska përmes nji komunikate për media

Tutje, ky subjekt politik në komunikatë deklaron se ka me vazhdue luftën për popullin serb në Kosovë.

Përveç Listës Sprska, aktualisht, votën kundër e ka paralajmërue edhe Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet me kërkue shmangien e votimit për raportin e Komisionit shtetnor, të cilin e konsideron vetëm si nji draft të papërfunduem.

 

Shperndaje në: