Ka konsensus, Demarkacioni pritet me kalue!

Marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi duket se ka m’u ratifikue edhe për këtë ka konsensus mes shumicës së subjekteve politike shqiptare por edhe Listës Serbe.

Burime të sigurta thonë se ka konsultime të mëdha dhe nji pajtueshmëni të madhe për m’u votue kjo marrëveshje.

Lajmi.net mëson se liderët politikë janë në konsultime të vazhdueshme edhe me Listën Serbe, bisedime këto që thuhet se janë në rrugë të mirë që edhe ky subjekt me votue Demarkacionin.

“Atmosfera asht shumë e mirë dhe ka takime të vazhdueshme, mundet me pasë shtymje. Ka pak të ngjame që sot m’u votue Demarkacioni, megjithëse asht e sigurt se kjo Marrëveshje ka m’u ratifikue shumë shpejt”, thotë nji burim.

 

Shperndaje në: