Veseli i bindun: Deri të Mërkurën ka m’u mbyll çashtja e Demarkacionit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbasi lajmëroi për shtyemje të seancës ka folë para mediave.

Veseli ka thanë se qytetarët duhet me lëvizë lirshëm këtë vit, dhe se po bajnë përpjekje m’u arritë konsensusi.

“E vërteta asht qe qytetarët e Kosovës kanë me lëvizë lirshëm në Bashkimin Europian këtë vit. Kemi mbajt nji takim shumë të mirë me partitë politike, në të njajtën kohë falënderoj Delawie dhe Aapostolova”, ka thanë ai.

Kryeparlamentari ka thanë se deri të Mërkurën duen me përfundue çashtjen e Demarkacionit.

“Duam që deri të mërkurën kjo çështje të përfundoje, nuk ka patriotizëm më të madh se sot nesër ose pasnesër sesa me e votu ratifikimin e demarkacionit, tanë jena patriot tanë e duam Kosovën, mirëpo të gjithë duan të lëvizin lirshëm. Konsensusi nacional do të arrihet, momentet më të rënda dimë të sillemi më së miri.Të bëhemi bashkë nuk ka patriotizëm më të madh se sa ti hapim perspektiven evropiane popullit tonë”, ka thanë Veseli.

 

Shperndaje në: