Derisa deputetët bajnë ‘hajgare’ për Demarkacionin, shihni qytetarët para Ambasadës Gjermane (foto)

Lojnat e partive politike dhe Listës Serbe për kalimin e Demarkacionit në Kuvend, po shtojnë vuejtjet e popullit kosovar.

Fakt i gjallë për këtë asht edhe kjo ditë e zakonshme para Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku qytetaret shihen tue u shty për me marrë nji vizë.

Qinda kosovarë qëndrojnë në temperatura t’ulta nen shtyemjet e njani-tjetrit tue shpresue në marrjen e nji vize të përkohshme për udhëtim në Europë.

Ndërkohë populli vazhdon me shpresue tue qenë nën mëshirën e fatit të atyne që i kanë votue për me i përfaqësue në parlament.

 

 

 

 

Shperndaje në: