Fatmir Limaj mbas dështimit të Kuvendit

Fatmir Limaj

Zavendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folë mbas dështimit të Kuvendit për me mbajtë seancën e sotme ku ishte parapa shqyrtimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

I kontaktuem nga Indeksonline, Limaj asht shpreh optimist se deputetët kanë me mbështetë ratifikimin e Demarkacionit.

“Mospajtimet që u shfaqen sot unë i shoh te tejkalueshme dhe pres nga gjitha subjektet politike parlamentare ashtu siç jemi zotuar ta votojmë demarkacionin dhe të hapim perspektiven evropiane vendit tonë”, ka thanë Limaj.

Ndryshe sot deputetët e mazhorancës ishin të vendosun për me ratifikue Demarkacionin, por Lista Serbe në momentet e fundit u deklarue kundër ndërsa LDK nuk e donte përfshimjen e raportit të Shpejtim Bulliqit në marrëveshjen e re.

 

Shperndaje në: