Kjo asht fantazia e Dacic për tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, mbas takimit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, tha se 180-vjetori i marrëdhanieve diplomatike asht nji tregues i marrëdhanieve vërtet miqësore dhe vllaznore midis Serbisë dhe Rusisë.

Dacic, në nji konferencë për media tha se Serbia asht mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Moska i ofron Beogradit për çashtjet diskutabile, tue përfshi çashtjen e sovranitetit dhe atë të Kosovës.

Ai vazhdoi me deklaratat e tij tue thanë që do t’ishte ma logjike që SHBA’të dhe Britania me tërheqë njohjet, se sa Rusia me pranue Pamvarësinë e Kosovës.

“Kishte me qenë ma logjike që SHBA’të, dhe Mbretnia e Bashkueme me tërheqë njohjen e Pamvarësisë së Kosovës, sesa Rusia me njoftë atë” tha Dacic.

 

 

 

Shperndaje në: