Shihni se si ‘rrxohet’ Aleksandri i Madh në Maqedoni (foto)

Tim Judah, korrespondenti i revistës ‘The Economist për Ballkanin’, ka postue në Twitter foto që tregojnë punëtorë maqedonas që rrxojnë tabelat me emnin ‘Aleksandri i Madh’ që mbante autostrada që lidh dy vendet e Ballkanit, ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë dhe Greqinë.

Judah thotë se ‘Aleksandri i Madh’ ka m’u zavendësue nga emni i i ri ‘Miqësia’.

Shkupi e ban këtë lëvizje si pjesë e l’shimeve që po i ban Athinës me qëllim për me marrë fund pengesa e kahershme për njohjen e emnit ‘Maqedonia’ për ish-republikën e Titos, gja që nuk ka lejue integrimin europian të saj, raporton Politiko.al.

Me emën të ri pritet m’u pagëzue dhe aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, i cili gjithashtu quhet ‘Aleksandri i Madh’.

Greqia nuk e pranon emnin ‘Maqedonia’ për ish-republikën jugosllave, me pretendimin se, me nji emën të tillë, njihet nji provincë greke, dhe kjo të thotë pretendime territoriale të fqinjit të saj ma të vogël.

Debate ka pasë edhe për identitetin e Aleksandrit të Madh, origjina e të cilit pretendohet nga grekët dhe maqedonasit.

Shperndaje në: