Deputeti i NISMA’s tregon formën me i sigurue votat rreth Demarkacionit

Seanca e jashtëzakonshme e thirrun sot me votue marrëveshjen e demarkacionit, ishte parapa të fillonte në orën 11:00. Mirëpo, në momentin e fundit ishte Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që ndryshoi qendrim. Simbas tyne, projektligji do të votohej vetëm nëse hiqej raporti i Shpejtim Bulliqit, ish-deputetit të partisë së tyne.

Kjo bani që shefat e grupeve parlamentare të takoheshin bashkë me kryeministrin, Ramush Haradinaj, dhe me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.

Aty pjesëmarrës ishte edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.

Ai në nji prononcim për “Indeksonline” ka thanë se të gjitha partitë duhet të gjejnë zgjidhje dhe jo të tentojnë ta mundin njani-tjetrin.

Nuk dua të komentoj motivin, pse ata kërkojnë një gjë të tillë, por si Nisma duam ta japim kontributin tonë që ta kalojmë këtë. Ajo që mundem të them është që kemi bë përpjekje të gjitha palët, gjitha GP që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët dhe jo si të mundim njëri-tjetrin në këtë proces. Duhet të fitojë Kosova në këtë rast dhe të hapet rruga për liberalizim të vizave, andaj nuk duhet të shikohet se si të mundim njëri-tjetrin sepse mundja e njëri-tjetrit do të thotë ta mundim Kosovën. Kjo është ideja”, asht shprehe ai.

 

“Edhe ashtu na nevojiten vota përtej grupeve tona parlamentare. Nëse ne nuk do të mund të arrijmë këtë në mënyrë të përbashkët duhet që nga të tjerët të kërkojmë votë, qofshin nga Lista Serbe, qoftë nga deputetët tjerë. Prandaj ne kemi bërë përpjekje dhe do të vazhdojmë të përpiqemi deri nesër në ora 10 që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Kryetari Veseli ka arsyet dhe motivet e veta për optimizmin e tij të lartë, por unë dua të them që jam racional. Dua të besoj se do të gjendet një zgjidhje. Nëse jo do të vazhdojmë të sillemi në rrethin e mbyllur “, ka deklarue ai.

Shperndaje në: