Lajmi i fundit për Demarkacionin, arrihet marrëveshja në zyrën e Veselit

Subjektet politike nga pozita dhe opozita kanë arritë m’u pajtue lidhun me Projektligjin për shënimin e kufirnit shtetnor mes Kosovës dhe Malit të Zi, mbas nji takimi të gjatë që asht mbajt në zyrën e Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Burimet e Gazetës Metro thonë se të gjithë përfaqësuesit nga partitë politike shqiptare të përfaqësueme në Kuvendin e Kosovës, PDK, LDK, AAK, NISMA, me përjashtim të Vetëvendosjes, janë pajtue për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Gjatë ditës Veseli kishte ftue disa takime, në tentim për me gjetë nji zgjidhje lidhun me votimin e Demarkacionit, si dhe për me i amortizue mospajtimet mes LDK’s dhe AAK’s, të cilat kishin kundërshti lidhun me nji pjesë të Projektligjit.

 

Shperndaje në: