Deputetët e VV’s udhëtojnë të lirë, popullin po dojnë me izolue (foto)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë në plan me votue Ligjin për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Pikërisht ngecja në këtë Ligj po ban që miliona kosovarë me mbetë të pashpresë mbas kaq shum vjetesh tue mos pasë mundësinë e lëvizjes së lirë në Europë.

Kur pritej që kjo çashtje me marrë fundin mbas aneks marrëveshjes javën e kalueme mes Malit të Zi dhe Kosovës, kosovarët filluen me shpresue ngase BE që disa muej ka thanë se ky mbetet kushti i fundit për liberalizimin e vizave, shkruen Indeksonline.

Por, rehatia që kanë me lëvizjen e lirë në shtetet e hueja po ban që disa deputetë mos me pasë preokupim qytetarët, me votën e të cilëve janë ulë në Kuvend.

Mjafton me pa profilet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetet sociale për me pa se pothuejse të gjithë kanë viza, asnji nga ta nuk asht i izoluem, të gjithë vizitojnë familjarët e tyne, bajnë vizita pune, bajnë vizita qejfi, mbase tue mos mendue asnjiherë se dikush nuk ka mundësi me udhëtue qoftë edhe për shkollim e shërim.

Nesër pritet me qenë ditë vendimtare mbasi që pritet me dalë në votim ky Projektligj.

Zani i popullit vazhdon me thirrë që izolimi m’u thy, Projektligji m’u ratifikue dhe mbas kaq shum vjetesh kosovarët me pa Europën me sy.

 

Shperndaje në: