Kuçi: Nëse s’kalon Demarkacioni as Kuvendi ma s’ka kuptim!

blerimkuciii

Sekretari i AAK’s, Blerim Kuçi, asht shpreh i zhgënjyem që sot nuk kaloi Demarkacioni në Kuvendin e Kosovës.

Në nji emision të RTK’s, ai tha se heqja e raportit Bulliqi nga Projekligji e zbeh atë dhe kjo do t’ishte e papranueshme për AAK’n, mbasi që simbas tij ky ka qenë material bazë për deklaratën e Presidenteve Thaçi-Vujanovic.

“Heqja e raportit Bulliqi, ja humbë vlerën deklaratës së Presidentëve”, deklaroi Kuçi.

Megjithatë ai u shpreh optimist se nesër në Kuvend kanë  me qenë votat e mjaftueshme për me kalue Demarkacioni.

Sido që ka me shkue procesi, Kuçi tha se nëse legjislatvi nuk e kalon Demarkacionin, nuk e ka asnji arsyje me vazhdue punën, dhe parlamenti m’u shpërnda.

Për Kuçin “edhe ramja e Qeverisë për shkak të Demarkacionit nuk kishte me qenë kijamet”.

 

Shperndaje në: