‘Shokon’ Trump, i jep mbështetje nismës për armatosjen e mësuesve!

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpreh mbështetje për nismën e armatosjes së mësuesve nëpër shkolla.

Ky propozim erdhi nga të mbijetuemit e sulmit në Florida, të cilët thanë se asht e domosdoshme që mësuesit me qenë të armatosum, për t’ju përgjigj sulmeve të tilla.

“Një mësues i armatosun mundrt me ndërhy dhe me i dhanë fund sulmeve të tilla që në fillime, tue parandalue viktima të shumta, ashtu si në rastin e fundit, në Florida”, u shpreh Presidenti amerikan.

Gjithashtu, Trump propozoi edhe armatosjen e zonave pranë shkollave, që aktualisht asht e ndalueme në shumë prej shteteve.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë theksuen se kanë m’u ba kontrolle të rrepta mbi shëndetin mendor të armë-mbajtësve.

 

Shperndaje në: