LDK: Kjo asht zgjidhja ma e arsyeshme për Demarkacionin

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ba të ditun se ka pasë nji takim sonte me partitë e koalicionit qeverisës, ku thotë se ka ofrue zgjidhjen ma të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufinit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“LDK-ja u bën thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga LDK-ja dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse. LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, thuhet në njoftimin për media të LDK’s.

 

Shperndaje në: