Lajm i keq nga meteorologët, acari polar po vjen drejt Kosovës (foto)

Simbas parashikimeve të Prishtina Weather, në fundjavë vjen ‘bisha nga lindja’, acari polar kaplon edhe vendin tonë.

 

Ma poshtë keni parashikimet e motit nga sot (22 Fror) deri më 26 Fror

 

22.02-23.02 – Të enjten pas mëngjesit me reshje të dobëta shiu, gjatë ditës mot kryesisht i vranët. Të premten mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu.

24.02 – Mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me riga lokale shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.

25.02-26.02 – Mot shumë i ftohtë dhe kohëpaskohe me reshje bore.

Shperndaje në: