Shala: Haradinaj me i prijë gjetjes së zgjidhjes, me respektue opozitën

Deputeti i LDK’s, Kujtim Shala, ka kërkue nga Haradinaj me qenë në krye të procesit për me gjetë nji zgjidhje për Demarkacionin.

Shala ka thanë se janë afër marrëveshjes, por ka kërkue nga Kryeministri me respektue opozitën.

“Projektligji të cilin e ka miratuar qeveria dhe na e ka dhënë ne është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, sepse ai porojelkt ligj ka dy raporte që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Çka do të votojmë tani ne këtu, ky projektligj nuk mund të votohet me dy dokumente. Unë besoj që do të kemi kohë të mjaftueshme të bisedojmë, që kryeministri të prij drejt gjetjes së zgjidhjes. Edhe unë pajtohem se jemi shumë afër dhe do ta gjejmë një zgjidhje. Keni parasysh kryeministër që jemi opozitë, na respektoni dhe ju respektojmë”, ka thanë Shala.

 

Shperndaje në: