Studimi shokant: Kështu reagojnë femnat kur shohin nji mashkull ose nji femën cullak…(foto +18)

Simbas nji studimi, femnat gëzohen po aq sa mashkujt, tue pa organet e të njajtës gjini.

Ekspertët, zbuluen se vëmendja e mashkujve me e pa trupin e deshun të femnave, ngjason me ndjesinë që kanë femnat. Disa ekspertë, thojnë se kjo asht për shkak se, femnat janë prej natyrës ma të lirshme, kur bahet fjalë për seksualitetin e tyne.

Nji tjetër teori asht se femnat munden me ndje nevojën me i pa cullak organet e femnave, që të bajnë krahasim me veten e tyne.

Këtë eksperiment, e kanë ba psikologë të “Cardiff University”, me 57 mashkuj dhe femna, ku i tregonin imazhe të ndryshme seksuale, tue i pyetë për efektin që jepnin te secili.

Vullnetarët u ulën përballë nji kompjuteri dhe panë në këto foto, femna dhe mashkuj. Mashkujt vunë re, se u tërhoqën ma shumë nga fotot cullak të femnave.

Vëmendja e femnave ishte në mënyrë të barabartë për të dy imazhet: mashkuj dhe femna. Nji grup tjetër me femna, reaguen ma shpejt ndaj fotove cullak të gjinisë femnore.

Studimi, sqaron se, femnat që e quejnë veten heteroseksuale, janë ma konfuze kur bahet fjalë për seksualitetin sesa mashkujt.

Psikologët amerikanë, të cilët kanë ba këtë studim, dolën në përfundimin, se femnat janë të priruna ta përshkruejnë veten e tyne si biseksuale ma shumë sesa mashkujt.

Femnat në këtë studim, të cilat ishin midis moshës (16, 22 dhe 28), mundeshin me ndryshue mendje për preferencat e tyne seksuale. Ndërsa, mashkujt, e përshkruenin veten e tyne si : 100% heteroseksual, ose 100% homoseksual.

Shperndaje në: