Po ankoheni për trafikun por shihni këto pamje nga Kina (foto)

Ma shumë se 10 000 kerre ngecën në trafik në Kinë gjatë kësaj jave.

Mbi 50 000 persona ishin në pritje për m’u largue nga ishulli Hainan, mbasi festuen Vitin e Ri kinez, nji festë që zgjat plot 7 ditë.

Simbas “Sina”, vargu i kerreve arriti deri në 10 kilometra.

Mbrenda nji jave, rreth 5 milionë persona shkuen në ishullin me diell Hainan, i cili asht pothuejse sa Belgjika.

Por, kur po ktheheshin, smogu bani që me ngec në trafik, mbasi barkat nuk funkciononin normalisht.

 

Shperndaje në: