Veseli e merr nji vendim të ‘keq’ për deputetët!

Në mbyllje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli pati nji porosi për deputetët.

“Deri të Mërkurën anulohen të gjitha udhëtimet e deputetëve”, ka thanë Veseli.

Ai i shtyu ato pasi të Mërkurën nga ora 10:00 pritet me vazhdue seanca e jashtëzakonshme e ndërpreme për dy ditë radhazi.

Në ditën kur pritet m’u votue Demarkacioni me Malin e Zi, për vizitë në Kosovë ka me qëndrue nji delegacion i naltë i BE’s.

 

Shperndaje në: