Kjo çka po paralajmëron Dacic asht e keqe për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, asht takue gjatë ditës së sotme me diplomatin nga shteti i Gambisë, Usaina Darba, ku kanë folë për qëndrimin e shtetit të këtij të fundit për njohjen e Pamvarësisë së Kosovës.

Dacic, në këtë takim i ka kërkue shtetit të Gambisë me rikonsiderue vendimin për heqjen e njohjes së shtetit të Kosovës.

Nga ana tjetër diplomati Darbo tha se Qeveria e vendit të tij asht tue konsiderue disa lëvizje të reja në politikën e jashtme, tue shtue se tërheqja e njohjes së Pamvarësisë së Kosovës pret me ndodhë në nji të ardhme të afërt, dhe kjo në të mirë të përmisimit të raporteve mes shteteve të Gambisë dhe Serbisë.

Shteti i Gambisë kishte njoft Kosovën në Prill të vitit 2009.

 

Shperndaje në: