Mediat serbe për Rita Orën: Çika nga Kosova për të cilën po flet krejt bota!

Për Rita Orën po shkruejnë edhe mediat serbe.

Gazeta Blic.rs nuk ka kursy fjalët e mira për të edhe pse bahet fjala për nji kosovare.

“Çika e cila ka pushtue botën” shkruen Blic në nji video –portret që i ka ba kangëtares me famë botnore.

Aty jepen detaje për jetën e saj, familjen dhe karrierën.

Blic.rs rikujton se Rita Ora nga Forbes asht shpall si kangëtarja ma e suksesshme nën moshën 30 vjeçare.

“Gjatë viteve të fundit ajo ia ka dalë të arrijë atë që nuk e kanë arritur shumë personalitetet të njohura nga këto hapësira- që i gjithë planeti të dëgjojë për të. Për suksesin e këngëtares britanike të lindur në Prishtin, flasin të gjitha mediat e botës. Më shumë për jetën e Rita Orës atraktive do të gjeni në videon më poshtë” shkruen gazeta Blic.rs.

 

Shperndaje në: