Shumë skena seksi, ky asht filmi që tronditi Berlinalen (foto +18)

Nji film i regjisores rumune Adina Pintilie ka shkaktue shumë bujë në Berlinalen e këtij viti.

Filmi titullohet “Touch Me Not” dhe përmban shumë skena seksi dhe lakuriqësi.

 

Gjatë shfaqjes së parë të filmit eksperimental, shumë shikues e braktisën kinemanë para kohe, raporton Bild.

Por ata që mbetën, e vlerësuen filmin me shumë duartrokitje në fund.

Filmi i artistes dhe regjisores rumune vëzhgon njerëzit e ndryshëm në praktikat e tyne seksuale.

Regjisorja thotë se qëllimi i filmit ka qenë me zbulue se çka asht intimiteti.

“Asht nji punë kërkimore. Ishte nji proces i gjatë, por në fund rezultoi në nji histori dashnie shtatëvjeçare për të gjithë neve”.

Pamvarësisht largimit të shikuesve, Presidenti i jurisë, Tom Tykwer duket i kënaqun.

Para fillimit të Berlinales 68 ai kishte paralajmërue se ka me pasë filma të egër dhe të randë.

 

Shperndaje në: