Matoshi: LDK duhet me i ‘aplaudue’ Haradinajt që e mbrojti tokën e Kosovës

Halil Matoshi, këshilltar politik i Kryeministrit Ramush Haradinaj, u ka ba thirrje partive parlamentare që të Mërkurën me i thanë ‘Po’ Demarkacionit.

Edhe pse Projektligji për Demarkacionin as nuk doli në votim, Matoshi e quejti këtë situatë si fitore të Haradinajt.

Në theks të veçantë ai ka përmend Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën ka ba thirrje publike me manifestue moral politik.

Ai thotë që kundërshtarët politik nuk po munden me ja falë Haradinajt këtë sukses (tue pasë për referencë se simbas Qeverisë me këtë aneks-marrëveshjes Kosovës i kthehet Çarkorri dhe Kulla e Zhlebit, pjesë këto që Haradinaj i shihte si të humbuna sa ishte pjesë e opozitës).

 

Gjeni të plotë reagimin e Matoshit:

 

Beteja e fituar e Haradinajt!

Deputetët duhet të dijnë se si mbrohen interesat shtetërore dhe si ndërtohet koncensusi nacional për çështje të interesit vital. Po pse disave nga ta, u pengon Raporti i Komisionit shtetëror, sepse ai merr fuqi ligjore – e nuk prodhon kontradikta ligjore – në bazë te të cilit sëshpejti do të korrigjohet kufiri.

Po nëse kaq pa vlerë qenka ky dokument, siç po thonë, pse po u pengon kaq shumëi? Sepse krijon bazë per korrigjim te gabimeve, pra Kosova mundet me e rikthy Çakorrin dhe Kullen e Zhlebit për çka eshte pajtu edhe Podgorica! Dhe këtë sukses të Kryeministrit Ramush Haradinaj (edhe pse në të mirë të shtetit dhe ruajtjes së territorit kushtetues) nuk po munden me ia falë oponentë politikë qe nuk e sollen në Kuvend për dy vjet e gjysmë ligjin për ratifikim. Dhe thonë: Nuk lejoi opoziata!? Po si munden të gjenin sallë alternative kur u zgjodhen prijësit e Kuvendit?

Pse s’u gjet një e tillë për ta ratifiku marrëveshjen për kufirin?

Politikat nacionale dhe shtetërore nuk bëhen me inate provinciale, e aq më pak për të mos ia njohur Kryeministrit suksesin negociator me Malin e Zi si dhe marrjen e shpejtë të liberalizimit!?

LDK si parti institucionaliste duhet të jetë e lumtur dhe t’i duartrokasë kryeministrit që me mjete politike arriti ta mbrojë tokën kosovare, të ruaj miqësinë me Malin e Zi, duke mbrojtur interesat e NATO- s, njëherësh ta përmbushë detyrimin ndërkombëtar të vendit dhe kriterin qenësor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës!

 

Shperndaje në: