Dua konfirmon lajmin e shumëpritun – koncert i madh në Prishtinë më 10 Gusht në festivalin ‘Sunny Hill’ (foto)

Superylli shqiptar me famë botnore, Dua Lipa, ka konfirmue se ka me performue në Prishtinë më 10 Gusht.

Asht vet ylli nga Prishtina me famë botnore që ka konfirmue rikthimin e madh në vendin e saj.

Dua pritet me performue më 10 Gusht në kuadër të festivalit Sunny Hill, festival ky i ri disa ditor i cili ka m’u mbajt në kryeqytet dhe ku pritet me performue edhe artistë të tjerë të njoftun ndërkombëtar.

Ky konfirmim i Duas vjen mbas zanave pse ajo nuk ka performue për 10-vjetorin e Pamvarësisë, por megjithatë ajo ka me ba verën të zjarrtë me nji performancë.

Dua në konfirmimin e saj e ka listue Kosovën bashkë me vendet tjera të mëdha botnore dhe festivale tjera të mëdha, si Tomorrowland dhe Lollapalooza.

Ky asht lajmi ma i madh në skenën e argëtimit për këtë vit dhe njikohësisht koncerti ma i madh i cili ka m’u mbajt këtë vit në vendin tonë.

Dua vetëm ditë ma parë ka shkrue historinë me paraqitjen e saj në Brit Awards, ku fitoi në mënyrë historike dy çmime si “Kangëtarja ma e mirë” dhe “Depërtimi i Vitit”.

 

Shperndaje në: