Deputeti i VV’s jep qendrimin e palekundun të këtij subjekti për Demarkacionin (video)

Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj në ‘Dite Mbas Dite’ në Rrokum ka thanë se Vetëvendosje asht unike sa i përket kundërshtimit të marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi.

“Levizja Vetëvendosjes vlerëson se Demarkacioni ishte dashtë me fillue nga zero”, tha Rexhaj.

Simbas tij, përfshimja e dy raporteve me aneks-marrëveshjen sot asht ba për deputetët të cilët kanë qenë me dy mendje sa i përket seancës së sotme.

Rexhaj tha se, në këtë marrëveshje, Kosova humb mbi 8 mijë hektarë dhe se Hashim Thaci, me nënshkrimin e saj duhet me dhanë përgjegjësi.

 

Emisioni i Plotë

 

Shperndaje në: