Delawie s’ka të ndalun: Ratifikone DEMARKACIONIN!

Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie po vazhdon me dërgue mesazhe te deputetët që me ratifikue Demarkacionin me Malin e Zi.

Deklarata e fundit erdhi mbas dështimit të seancës së sotme, ku pati edhe konfrontime ndërmjet Kryeministrit dhe deputetëve të LDK’s.

Në nji postim në Tiitter, Delawie ka thanë se tash asht koha që të gjitha partitë me tregue lidership.

Ai ka kërkue nga partitë me mendue për qytetarët.

“Tash asht koha për të gjitha partitë me tregue lidership. Bani nji marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikoni Demarkacionin”, ka shkrue ambasadori amerikan.

Delawie edhe sot asht pa në ambientet e Kuvendit.

Deklaratat e këtij të fundit gjatë gjithë kohës kanë qenë të qarta.

Sinbas Delawie’s deputetët duhet me votue Demarkacionin, dhe t’ju mundësohet qytetarëve lëvizjen e lirë.

 

Shperndaje në: