A ka ndrrue qendrim AAK, ky asht i fundit për Demarkacionin

Partitë politike janë pajtue me shty persëri seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Seanca, asht shty për të Mërkurën në ora 10:00.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës po kambëngul që Projektligji i propozuem nga Qeveria garanton shënim korrekt të kufinit me Malin e Zi.

 

 

Kjo asht thirra e fundit e AAK’s:

 

AAK, vlerëson se Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është rezultat i një pune të madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të spektrit politik e të partnerëve ndërkombëtarë! Nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet deri në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare, është i domosdoshëm kontributi i të gjithëve.

AAK, beson se projektligji i propozuar nga Qeveria është bazë e mirë ligjore, e cila garanton shënjim korrekt të kufirit me fqiun tonë Malin e Zi, qasja e të cilit duhet vlerësuar po ashtu.

Ky projektligj, njëkohësisht është në interes të qytetarëve, lirisë së tyre të lëvizjes, por edhe të rrugëtimit të Kosovës e të Malit të Zi drejt BE-së!

Prandaj ne besojmë fuqishëm se nuk do të lëshohet momentumi i krijuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mërkurën që vjen, me votën e tyre ta miratojnë projektligjin e propozuar nga Qeveria dhe t’i japin një shansë Vendit duke e ruajtur njëkohësisht, çdo metër të territorit të vet.

 

Shperndaje në: