Abrashi: LDK s’ka me bllokue procesin e Demarkacionit

Deputeti i LDK’s Arban Abrashi tue folë për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi thotë se kjo parti nuk ka me bllokue procesin.

Thotë se duhet gjetë zgjidhje kreative që qytetarët me lëvizë lirshëm.

Abrashi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka tregue se pse me aq ngulm partia e udhëhequn nga Isa Mustafa nuk pranon përfshimjen e raportit të Shpejtim Bulliqit.

“Sepse përjashtojnë njëra-tjetrën. Marrëveshja përcakton një vijë, ky raport mendon që vija duhet të jetë tjetër prandaj e përjashtojnë njëra-tjetrën, janë kontradiktore”, tha Abrashi për Televizionin Dukagjini.

Thotë se arritja e marrëveshjes asht vetëm nji fjalë larg.

“LDK nuk ka me bllokue procesin. Ka qenë konstruktive tash e sa vite dhe ka proklamue që sa vite se kjo vijë asht në rregull”, theksoi ai.

“Na nuk jemi ata që bllokojmë dhe kemi zgjidhje kreative”, thotë Abrashi.

 

Shperndaje në: