Veseli paralajmëron diçka të madhe lidhun me marrëveshjen për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit dhe njiherësh Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmërue takime të tjera mes subjekteve politike për me arritë nji marrëveshje për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në nji intervistë për RTK’n, Veseli tha se janë zhvillue biseda të gjata në zyrën e tij dhe konsensusi asht afër.

Në lidhje me këtë ai ka sigurue qytetarët e Kosovës se deri të Mërkurën ka m’u arritë nji marrëveshje dhe Demarkacioni ka me kalue.

Veseli theksoi se ka nji dialog konstruktiv mes palëve për me arritë nji marrëveshje. Dallimet në diskutime ka thanë se janë të vogla dhe simbas tij ato kanë me tejkalue për me cue përpara Demarkacionin, si nji proces me interes nacional.

Miratimi i kësaj marrëveshje, ka thanë Veseli, ka me forcue sovranitetin e Kosovës dhe ka me mundesue lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

 

Shperndaje në: