Ultimatumi ndërkombëtar për Demarkacionin

Mbas dy dështimeve të njimbasnjishme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në mungesë të konsensusit të mbrendshëm politik bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga subjektet politike që sa ma shpejt me përmbyllë këtë çashtje.

Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Prishtinë, nga Ambasada e Gjermanisë, si dhe nga Komisioni Europian kanë thanë se ratifikimi i Demarkacionit asht hap vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ambasadori i amerikan në Kosovë, Greg Delawie, mbas shtymjes së seancës për Demarkacionin për të Mërkurën e ardhshme ka kërkue nga partitë politike me arritë nji marrëveshje për me ratifikue Marrëveshjen e Vjenës.

Ai ka thanë se partitë duhet me ba marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë.

“Tash asht koha që të gjitha partitë politike me demonstrue lidership. Bani nji marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë. Kaloni Marrëveshjen e Demarkacionit”, ka shkrue Delawie në llogarinë e tij në “Twitter”

Shperndaje në: