Lajm i keq, nga java tjetër kthehet acari

Sot mbi vendin tonë, parashihet me mbajtë mot kryesisht i vranët, në orët e mbasditës vranësinat kanë me marrë karakter zhvillimi dhe kanë me sjellë reshje bore.

Temperaturat kanë me shënue ramje të ndjeshme, ato kanë m’u sillë në mes minus 4 e 5 gradë celsius.

Dita e dytë e fundjavës, pra e Diella, ka m’u karakterizue me reshje bore dhe me temperatura të ulëta, ato kanë m’u sillë në mes minus 9 e minus 3 gradë celsius.

Gjykue simbas ecunive sinoptike, tue fillue nga e Diella, acari polar nga Siberia ka me përfshijë edhe rajonin tonë, kështu në pjesën e parë të javës së ardhshme pritet të kemi mot të vranët, reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta, ato kanë m’u sillë në mes minus 13 e minus 3 gradë celsius.

 

Shperndaje në: