Mediat serbe: Konsullata e Bosnës në Mynih promovoi Kosovën si shtetin ma të ri n’Europë

Nën përkujdesjen e Konsullatës së Bosnës në Mynih të Gjermanisë asht mbajt manifestimi Dita e Ballkanit, ku sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka marrë pjesë edhe Kosova. Ky fakt i ka alarmue mediat në Serbi.

Siç njofton gazeta serbe Blic, pamvarësisht faktit se Bosna nuk e njeh Pamvarësinë e Kosovës, më 23 Fror, nën përkujdesjen e Konsullatës së BeH në Mynih, Kosova asht promovue si shteti ma i ri në Europë.

Ndërsa në Konsullatën e BeH në Mynih kanë thanë se vendet e pjesëmarrëse të Ditës së Ballkanit kanë qenë të njajta si edhe viteve të tjera.

“Nuk e kam pa këtë, më vjen keq, asht nji organizatë joqeveritare “Human Human Help”, e cila synon me paraqitë kulturën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo asht nji ngjarje kulturore dhe nuk hyjnë në politikë”, thotë Ruzimira Tihic Kadric, konsulli i përgjithshëm i BeH në Mynih, percjell Telegrafi.

 

Shperndaje në: