Vjen lajmi, qe kur nisin ndryshimet kushtetuese për Ushtrinë

fsk

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë parakalimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës për nder të 10-vjetorit të Pamvarësisë së vendit ka premtue se shtetin e Kosovës ka me ba sa ma shpejt me ushtri.

Në të njajtën vijë me Presidentin asht edhe Qeveria e Kosovës, e cila në nji përgjigje për gazetën Zëri ka deklarue se formimi i ushtrisë asht ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës dhe se asht e përkushtueme që kjo me ndodhë sa ma shpejt.

Ndërsa kreu i Komisionit Parlamentar për Punë të Mbrendshme, Haxhi Shala, ka ba të ditun se në muejin Maj të këtij viti nisin ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai shpreson se ndryshimet e tilla kanë m’u përkrahë edhe nga Lista Serbe.

Edhe zyrtarë ndërkombëtar janë të vendosun që shndërrimi i FSK’s në FAK duhet m’u ba vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese dhe pa pasë ndryshime të tilla nuk mundet me pasë formim të ushtrisë.

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë deklarue se FSK asht e gatshme për transformim, porse po presin vetëm nji vendim politik për nji gja të tillë.

 

Shperndaje në: