Trump shuen andrrat e shqiptarëve dhe jo vetëm me këtë lajm për llotarinë!

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka thanë se administrata e tij ka me i dhanë fund programit të llotarisë së vjetër.

“Jo ma llotari” – tha Trump gjatë nji fjalimi të mbajtun ditën e premte.

 “Nuk due ma që në këtë vend me ardhë njerëz me llotari. Due që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mundem me mbështetë veten financiarisht. Njerëz që munden me kontribue për ekonominë tonë, që e duen Amerikën dhe ndajnë të njajtat vlera me neve”, tha Donald Trump.

 

Edhe pse fjalimi ishte lajmërue për njoftimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, kreu i Shtëpisë së Bardhë priti 80 minuta para se me i përmend ato.

Simbas Trump, kjo asht nji nga hapat e shumta që kanë m’u ndërmarrë për me përmbush premtimet e fushatës së tij lidhun me emigracionin.

Masat shënjestrojnë ma shumë se 50 kompani të transportit detar në Korenë e Veriut, por gjithashtu edhe në Kinë dhe Tajvan.

“Shpresoj që ky hap ka me sjellë gjana pozitive”, ishin fjalët e Presidentit amerikan.

Krem amerikan mbrojti gjithashtu planin e tij për me armatos zyrtarët, mësuesit, administratorët dhe trajnerët, si kundërpërgjigje të sulmit në shkollën e Floridës.

“Nji mësues kishte me vra në vend agresorin, para se ai ta dinte se çka po ndodhte”, tha Trump.

Ma herët, Presidenti kritikoi policin e armatosun, i cili qëndroi jashtë shkollës në Parkland gjatë të shtënave me armë.

Simbas tij, efektivi tashma i dorëhequn kishte ba nji punë shumë të keqe.

 

 

Shperndaje në: