Haradinaj e jep nji lajm të mirë për mësimdhanësit e viteve 90’ta (video)

Statusi i punëtorëve të arsimit për punën e bame gjatë viteve të 90’ta ka me ju njoftë shumë shpejt atyne që kanë kontribue në këtë periudhë.

Kështu tha sot Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në kongresin e 7’t zgjedhor të Sindikatës së Bashkueme të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBAShK).

Ai kërkoi nga sindikalistët me aftësue fëmitë në mënyrën ma të mirë të mundshme dhe se gjendja e nji populli mvaret shumë nga niveli i shkollimit.

“Na kemi misione, i kemi 10 vjet shtet. Janë misione që jemi sfidu qoftë nga mungesa e përvojës por jemi të vendosun me ecë përpara ashtu siç kemi qenë në vitet e 90’ta dhe statusin e punëtorëve të viteve të 90’ta kemi me zbatue, ka me ardhë dita që shumë shpejt kemi me pasë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkueme të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj falënderoi të pranishmit për punën e bame dhe i luti ata me punue ma shumë e me folë ma pak.

Avni Ajdini, kryetar i BSKPK’s lavdoi punën e sindikalistëve para dhe gjatë luftës.

Ai tha se puna e të gjithëve duhet m’u vlerësue. /EO

 

Shperndaje në: