Zbulohen pagat e Presidentëve, sa fish e ka ma të madhe Thaçi se Vucic!

Janë ba publike rrogat e Presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe rrogën e Presidentit slloven.

Rrogat ma të mëdha i kanë anëtarët e Presidencës së Bosnes (tre sish) dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, krahasue me rrogën mesatare në vendet e tyne.

Simbas të dhanave të fundit zyrtare të publikueme, rrogën ma të madhe mujore në Rajon e ka Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Siç thuhet në formularin e tij të pasunisë, të dorëzuem në Komisionin Zgjedhor, të ardhunat e tij mujore arrijnë në 3,322 euro.

Siç raprton portali Al Jazzera, mbi 3,000 euro janë rrogat mujore të Presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarovic dhe anëtarëve të Presidencës së Bosnes.

Komisioni për Konflikt Interesi vendos që Grabar-Kitarovic ka nji rrogë neto afër 3,276 euro, ndërsa anëtarët e Presidencës së BeH fitojnë mesatarisht nga 3,091 euro, përcjell Telegrafi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnës thekson se anëtarët e Presidencës së Bosnes, Bakir Izetbegovic, Dragan Çovic dhe Mladen Ivanic marrin 2,862, 2,874 respektivisht 3,536 euro në muej.

Simbas të dhanave publike, Presidenti i Serbisë ka nji rrogë trefish ma të ulët se ajo e Presidentëve kroatë dhe boshnjakë.

Aleksandar Vucic merr 1,083 euro në muej, që asht rroga ma e vogël presidenciale në Rajon.

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic merr rrogë mujore prej 2,443 euro, kurse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi 2,873 euro.

Ma pak se 2,000 euro në muej marrin rrogë Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov (1,250) dhe ai i Shqipnisë Ilir Meta (1,425).

Nëse krahasojmë të ardhunat presidenciale me rrogën mesatare në rajon, rekordmen absolutë me rroga të nalta janë Presidenti i Kosovës dhe anëtarët e Presidencës së Bosnes.

Rroga e Hashim Thaçit asht pothuejse tetë herë ma e naltë se rroga mesatare, kurse tre anëtarët e Presidencës së Bosnës marrin rrogë shtatë herë ma të naltë se rroga mesatare në atë vend.

Presidentët e Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë marrin rroga tre herë ma të nalta se rroga mesatare në vendin e tyne, ndërsa Presidenti i Serbisë merr dyfishin e rrogës mesatare në Serbi.

Simbas të dhanave ma të fundit statistikore zyrtare, rroga mesatare ma të nalta në Rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, kurse ma të ulëtat në Maqedoni dhe Bosne.

Shperndaje në: