Mos e huqni, shihni si grushtohen live në nji televizion në Rusi (video)

Në nji emision të transmetuem LIVE në nji televizion në Rusi, nji luftë fjalësh mes deputetit gjerman Andreas Maurer dhe politologut ukrainas, Dmitry Suvorov eskaloi në dhunë fizike.

Fillimisht, konflikti filloi kur Muarer përmendi bombardimin që po ndodh në rajonin verior të Ukrainës, Donbass, për çka ai pohoi se ka lanë të vdekun ma s’paku 200 fëmi atje – diçka që u mohue nga Suvorov, i cili kërkonte fotografi relevante si provë.

Në tentim me qetësue Suvorovin, udhëheqësi i emisionit, Andrey Norkin, tentoi me kapë atë për supi, por më pas u shkaktue nji tollovi turme që bani që disa me ra edhe në dysheme.

 

Shperndaje në: