Serbët dalin me detaje të reja për vrasjen e Ivanovic

Ka kalue ma shumë se nji muej (16 Kallnor) nga vrasja e Oliver Ivanovic, kreu i Iniciativës Qytetare Serbe, ndërsa ende nuk dihet se kush e kreu ekzekutimin e tij.

Por, gazeta serbe Novosti shkruen se tashma janë zbulue disa detaje rreth vrasjes së Ivanovic’it.

Nji nga to asht se Ivanovic asht qëllue nga ni revole automatike dhe jo ashtu si ishte thanë ma herët që ishte qëllue me nji ‘nandëshe’.

Simbas Novostit, burime të afërta me organet hetuese kanë tregue se Ivanovic ditën e vrasjes ishte përcjellë nga shtëpia e tij e deri tek zyrat e partisë, ku edhe ndodhi vrasja.

Më pas, nga kerri i tipit ‘Opel Astra’, nga sedilja e pasme janë shkrep plumbat të cilët kanë godit në gjoks politikanin serb.

Simbas autopsisë, Ivanovic asht qëllue me gjashtë plumba të cilët kanë prek organet vitale.

Ekzekutuesit, mbas vrasjes së Ivanoviç, janë largue me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe kerri me të cilën u arratisën më pas asht gjet i djegun.

 

Shperndaje në: